Modelja e njohur mbulon ballinën e revistës ‘Vogue’
Kendall Jenner ka mbuluar ballinën e revistës së njohur ‘Vogue’.
Modelja e njohur ka shkëlqyer në fotosesion që ka realizuar për revistën amerikane, shkruan Indeksonline.

Numri i ri i revistës do të publikohet gjatë muajit shkurt ndërsa sipas modeles ky është një nga fotosesionet më të mira që ajo ka realizuar.

“Një nga fotosesionet e mi më të preferuar! Mezi po pres që ju ta shihni të plotë” ka shkruar Kendall në postimi e bërë në ‘Instagram’./Indeksonline/