08:32 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Modelja e njohur merr masa të rrepta kundër koronavirusit

Koronavirusi ka ngjallur frikë tek të gjithë duke krijuar panik në botë.

Prandaj kudo janë përhapur edhe masat parandaluese të cilat shumë kush po mundohet të iu përmbahet, shkruan Indeksonline.

E njëjtë ka vepruar edhe modelja me famë botërore, Naomi Campbell e cila në Instagram ka ndarë fotografi ku shihet me maskë dhe veshje të izoluar për tu mbrojtur nga koronavirusi.

“Siguria në një tjetër nivel”, ka shkruar modelja e famshme në mbishkrimin e imazheve./Indeksonline/