Modelja e njohur pa grim dhe flokë të çrregulluara, habit me pamjen!
Bella Hadid është një ndër modelet më të suksesshme në botë.
Ajo së bashku me motrën e saj Gigi Hadid sot janë prej emrave më të kërkuar në industrinë e modës, shkruan Indeksonline.

Por, krahas paraqitjeve që ato bëjnë në publik ku çdo herë shfaqen të kuruar dhe ekstravagante, Bella se ka fare problem që të publikon imazhe ku shihet e thjeshtë dhe pa grim.

22 vjeçarja ka ndarë me adhuruesit një fotografi ku shfaqi fytyrën e saj pa grim dhe flokët e parregulluara, megjithatë ajo dukej mahnitëse.
Ndryshe, motrat Hadid së fundi morën pjesë në javën e modës në Paris./Indeksonline/