Modelja e njohur: Po mendohem për fëmijën e gjashtë dhe të martohem me të dashurin

Katie Price ka plane të mëdha për vitin që po vjen.
Ajo për ‘The Sun’ ka thënë se po mendon që të nis dhe ta sjell në jetën fëmijën e saj dhe të martohet me Carls Woods, i cili është disa vite më i ri se ajo, transmeton Indeksonline.
“Kur të martohemi, unë do të ndryshoj emrin tim. Katie Woods. Unë kurrë nuk e kam bërë atë më parë. Ne po përpiqemi për një fëmijë, po. Shpresoj se do të jem shtatzënë dhe e martuar (këtë herë vitin e ardhshëm)” tha ajo.
Përpos në jetën private, dyshja bashkë do jenë edhe në karrierë pasi kanë hapur edhe një markë ‘Price Woods’, që ka të bëj me kremra.
Në fotot e fundit rekalmuese për këto produkte, Katie ka mahnitur me pamjen e saj, ani pse 42 vjeçe.