Modelja e njohur pozon me barkun e fryrë krahë të dashurit të saj

Një nga modelet më të njohura është Ashley Graham.
Ajo është në pritje të ëmbël, teksa ndan imazhe të bukura me të dashurin e saj, shkruan Indeksonline.

Sot kemi pasur rastin të shohim të famshmit me poza të ndryshme krahë të dashurve duke uruar ditën e Shën Valentinit.
Edhe modelja e njohur, edhe pse shtatzënë, u kujdes që të ekspozoj barkun e fryrë teksa i rri afër të dashurit.
“Shën Valentini im gjithmonë dhe përgjithmonë” ishte mbishkrimi i imazhit i cili mori mijëra pëlqime për pak minuta./Indeksonline/