75 Mall Live Search
07:59 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / MSH

Modelja e njohur prezanton motrën binjake, a duken njësoj?

Dikur modelja më e kërkuar dhe më e paguar në botë, Gisele Bundchen ka prezantuar motrën e saj binjake, Patricia, e cila është mbështetësja dhe shoqja e saj më e mirë.

Në një event festiv në Miami ku morën pjesë shumë të famshëm, modelja 42-vjeccare u shfaq së bashku me motrën e saj. Pak njerëz e dinë që Gisiele ka një motër binjake sepse rrallëherë shfaqen bashkë në evente publike.

Kjo ngjarje gala mblodhi para për ripyllëzimin në Brazil, vendin e origjinës së Giselle dhe Patricia.

“Ky është organizimi im i parë dhe nuk mund ta kisha bërë pa motrën time Patti. Ne të dyja jemi shumë të afërta, siç e dini ne jemi binjakë”, tha Gisele për revistën People.

Përveç Patricias, Giselle ka edhe motrat Raquel, Graciela, Gabriela dhe Rafaela.