12:45 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Modelja e njohur publikon procedurën e nënshtrimit të testit për koronavirus

Chrissy Teigen është kritikuar  pasi postoi një video ku testohej për  COVID-19  e cila tha se e bëri këtë sepse së shpejti do ti nënshtrohet një operacioni.

Teigen, 34 vjeç, postoi një video të shkurtër të martën se si u testua, një proces që përfshin një shtupë deri në hundë. 

Procedura, të cilën të tjerët e kanë përshkruar si të pakëndshme, nëna e dy fëmijëve e përjetoj në një mënyrë të sikletshme, transmeton Indeksonline.

“Nuk është aq keq, me të vërtetë,” i thotë Teigen punonjëses së kujdesit shëndetësor që po e testojnë atë.

“Sinqerisht po e dua këtë”, ka shkruar Teigen krahas videos, të cilën u nda në Twitter.

Disa tifozë iu përgjigjën klipit me kritika. Një përdorues i Twitter tha që video e Teigen do të rezultojë që mijëra njerëz që vendosin të mos testohen.

Kujtojmë që në fund të prillit, kryetari i Komunës së Los Angeles, Eric Garcetti njoftoi se të gjithë banorët do të jenë në gjendje të marrin një test falas COVID-19, pavarësisht nëse ata po shfaqin simptoma të virusit.

Kryebashkiaku inkurajoi banorët që të testoheshin nëse kishin simptoma, me vetëdije ishin ekspozuar ndaj virusit, apo thjesht po kërkonin siguri se janë të shëndetshëm./Indeksonline/