75 Mall Live Search
14:40 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Modelja e njohur: Sheikët e Dubait më ofrojnë deri 100 mijë euro për një natë

Natalia Graibotto, është një nga femrat më të famshme në Instagram.

E ndjekur nga më shumë se 1.6 milionë persona në rrjetin më të frekuentuar social, Instagram ajo fiton shuma marramendëse nga postimet që bën, shkruan Indeksonline.

Nga një postimi i vetëm i fotografive ajo fiton më shumë se 300 mijë euro në vit gjë e cila i mundëson të bëjë një jetë luksoze.

Së fundi 26-vjeçarja ka deklaruar se nuk i mungojnë as ofertat e shumta nga meshkujt për të kaluar një natë me të. Ajo u shpreh se mesazhet që i vijnë në privat janë tronditëse.

 Graibotto thotë se ka njerëz të pasur nga Dubai që dëshirojnë t’i sjellin avionin e tyre privat, ose i ofrojnë nga 40 mijë, 70 mijë, ndonjëherë edhe 100 mijë euro vetëm për të qenë në shoqërinë e saj, edhe për një natë të vetme.

Bukuroshja braziliane thotë që më së shumti është e habitur nga ofertat e  këngëtarëve dhe futbollistëve të famshëm, të cilët i bëjnë propozime të panumërta nëpër mesazhe, edhe pse në Instagram-et e tyre edhe pse duket se kanë jetë të lumtur me bashkëshortet./Indeksonline/