75 Mall Live Search
20:57 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Modelja e njohur shkurton flokët, befason me ndryshimin!

Modelja e njohur ruse, Irina Shayk kohë më parë ka bërë një ndryshim në pamjen e saj.

Si kurrë më parë ajo ka shkurtuar flokët duke sjellur kështu risi në dukjen e saj , shkruan Indeksonline.

33 vjeçarja ka publikuar së fundi një video në të cilën ka treguar se është e dashuruar pas pamjes së re që ajo tashmë ka me flokët e saj të shkurta.

“Faleminderit ekipit tim për këtë version të ri të dukjes sime” ka shkruar Shayk në mbishkrimin e videos.


Kujtojmë që Irina është në lidhje me aktorin, Brandley Cooper që nga viti 2015 me të cilin kanë një vajzë që e pagëzuan me emrin Lea./Indeksonline/