Modelja e njohur shtatzënë, pozon për markën e njohur
Modelja e njohur amerikane Ashley Graham ka kohë që ka ndarë me fansat, që pritet së shpejti të bëhet nënë, shkruan Indeksonline.
Ashley njihet si një modele me forma më ndryshe se modelet e tjera, pasi është nga modelet e ‘shëndosha’ por shumë atraktive.
Ajo së fundmi ka marrë pjesë në një sfilatë duke sfiluar për makën e njohur ‘Tommy Hilfiger’ dhe për këtë ajo u shfaq mjaft e lumtur.
“Jam shumë mirënjohëse dhe krenare që kam qenë pjesë e një shfaqje kaq të jashtëzakonshme. Faleminderit që nderuat rëndësinë e përfshirjes time, duke përfaqësuar kaq shumë gra të ndryshme në pistën tuaj dhe duke treguar që bukuria vjen në shumë forma. Unë kurrë nuk mund ta imagjinoja ndjenjën e të ecurit në një pistë shtatëzënë, ishte vërtetë një nder për mua që të isha atje!” : ka shkruar ndër të tjera modelja. /Indeksonline/

