75 Mall Live Search
15:33 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Modelja e njohur shtatzënë, shkëlqen në javën e modës në New York

Modelja e njohur botërore, Ashley Graham njoftoi në gusht se po e pret fëmijën e saj të pare, transmeton Indeksonline.

Mbrëmë ishte ylli Graham të cilën shtatzania nuk e pengoi për të marrë pjesë në javën e modës në New York, ku shkëlqeu me pamjen.

Ajo shfaqi format e saj, në  “The Daily Front Row’s Fashion Awards” e veshur me një fustan të bukur që i shkonte shumë teksa kalonte në tapetin e kuq.

Graham ishte në këtë ngjarje për të prezantuar çmimin ‘Model Breakthrough of the Year’ e cila ju nda modeles 21 vjeçare Halima Aden. /Indeksonline/