Modelja e njohur s’pyet për izolimin, shpenzon mijëra dollarë në ditëlindjen e të birit

Sarah Stage është si shumica e prindërve që u është dashur të festojnë ditëlindjet e fëmijëve të tyre në karantinë – por ndryshe nga shumica, ajo përfundoi duke shpenzuar.
Modelja organizojë një ditëlindje për djalin e saj 5-vjeçar, James , një festë në shtëpinë e tyre në LA javën e kaluar e cila teknikisht në festë ishte vetëm ajo dhe dy fëmijët e saj, përfshirë djalin e ditëlindjes.

Sarah mori të gjithë miqtë e James dhe të afërmit për të i uruar ditëlindjen përmes një video- mesazhi.
Nuk ka munguar torta e ditëlindjes, tufë balonësh, dekore të ndryshme, një mesazh video të personalizuar nga faqja në internet që organizoi festimin, dhe një festë virtuale për një orë e valle për fëmijët.
Në përgjithësi, Sara shpenzoi rreth 1000 dollarë për festën dixhitale, dhe megjithë distancën … ajo thotë se është festa më e mirë që djali i saj, James ka patur ndonjëherë./Indeksonline/