14:01 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / B O

Modelja e njohur thotë se i dashuri e ka tradhtuar me më shumë se 12 vajza

Amber Rose akuzon të dashurine e saj, Alexander Edwards për tradhti me më shumë se 12 femra.

Ajo në rrjetin social Instagram ka reaguar e revoltuar me një status, por ka zgjedhur që të mos përmend emra, shkruan Daily Mail.

“Jam lodhur duke më tradhtuar dhe duke u ndier e turpshme. Të githa ju 12 vajzave (edhe pse e di që ka më shumë) mund ta keni atë”, filloi ajo në përshkrim.

Tutje Rose shtoi: “Ju të gjitha e keni ditur se ai është në lidhje dhe ka një fëmijë, sidoqoftë kam parë të gjitha mesazhet e juaja”.

37-vjeçarja po ashtu përmendi se është munduar të jetë e sinqetë dhe të luftojë për familjen, kurse i dashuri i saj zgjodhi rrugën e kundërt.

Përmes një postimi të tillë, ajo jo vetëm që konfirmoi ndarjen por edhe u dha një shpjegim të gjithë ndjekësve të saj.

Para se të përfundonin lidhjen e tyre për tre vite, çifti solli në jetë djalin e tyre Slash.