19:23 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Modelja e parë me Sindromën Down ecë në pistë në Javën e Modës në New York

Përceptimet për personat me aftësi të kufizuara po ndryshojnë në industrinë e modës, siç është rasti me modelen 22- vjeçare Madeline Stuart, e cila ka Sindromën Down.

Modelja nga Brisbane, Australi, filloi ta postojë veten në mediat sociale në maj të vitit 2015. Jo shumë kohë pas kësaj, ajo u bë modelja e parë me sindromë në industrinë e modës që eci në pistë në Javën e Modës në New York.

Pasi Madeline filloi t’i postojë fotot e saj në Facebook, ajo u bë virale në internet. Më vonë vajza bëri marrëveshje me një kompani të madhe të Më vonë vajza bëri marrëveshje me një kompani të madhe të çantave të dorës EverMaya, ku ajo do të ishte fytyra e një linje të re që u quajt sipas emrit të saj, transmeton Indeksonline.

Nga aty, Madelines i’u hapën dyert, ku edhe filloi të ndryshojë mendimi i njerëzve për personat me aftësi të kufizuara. Nëna beson se vajza e saj është një katalizator për ndryshim.

Sa i përket ballafaqimit me bullizmat, nëna dhe vajza zgjedhin t’i thjeshtojnë.

Madeline ka bërë shfaqje të mëdha në Londër, Paris, Rusi, Kinë, Dubai, dhe në Shtetet e Bashkuara për një total prej rreth 60 shfaqjeve./Indeksonline/