Modelja e përmbylli vitin me foto nu*do, “djegë” rrjetin
Modelja Heidi Klum i tha lamtumirë vitit të vjetër dhe e priti të riun në stilin e saj karakteristik – pa bluzë, duke shijuar rrezet e fundit të diellit me bashkëshortin e saj Tom Kaulitz.
Ajo ndau një video në Instagram në të cilën pozojnë pranë pishinës me pamje nga oqeani dhe malet në perëndim të diellit, transmeton Indeksonline.
Ndërsa bashkëshorti i saj e përqafoi rreth belit, Klum mbante veshur vetëm pjesën e poshtme të një kostumi banje me tanga të kuqe.
“Të lumtur, të kënaqur dhe mirënjohëse. Perëndimi ynë i fundit i diellit për këtë vit. Gati dhe të hapura për çfarëdo që do të vijë,” shkroi Klum në gjermanisht krahas postimit, duke shtuar: “Shkojmë në vitin 2026. !!!!! Dashuria është jetë ❤️”/Indeksonline/

