Modelja e Victoria’s Secret fejohet me basketbollistin e njohur
 Modelja e Victoria’s Secret, Lais Ribeiro ka bërë të ditur se ka kurorëzuar me fejesë dashurinë e saj të gjatë me basketbollistin Joakim Noah, transmeton Indeksonline.
 
 Modelja braziliane bëri një postim duke sqaruar : “ Ai më befasoi në vendin tim më të preferuar, dhe më propozoi. Nuk mund të isha më e lumtur.”
 
 28 vjeçarja tash e një kohë është në lidhje me basketbollistin 34 vjeçar Joakim Noah. /Indeksonline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                