Modelja festoi ditëlindjen e 54-të, shfaqet joshëse

Modelja e famshme Claudia Schiffer ditë më parë ka festuar ditëlindjen e saj të 54-të, ndërsa tani ka treguar një foto nga Greqia ku ka pozuar me bikini të bardha.
“Flutura greke është rikthyer këtë vit për ditëlindjen time. Faleminderit të gjithëve për urimet e bukura të ditëlindjes”, ka shkruar ajo krahas një videoje ku shihet flutura që zbret në dorën e saj, transmeton Indeksonline.
Kujtojmë se modelja vitin e kaluar ka festuar ditëlindjen në Greqi dhe ka publikuar një foto me bikini.
Meqë ra fjala, Claudia është e martuar me regjisorin britanik Matthew Vaughn prej 22 vitesh dhe së bashku kanë tre fëmijë, djalin Caspar dhe vajzat Clementine dhe Cosima. /Indeksonline/