75 Mall Live Search
20:29 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Modelja heq mbulesën dhe nis të kërcej, reklama që po komentohet më së shumti!

‘Bar Refael’ ka nxitur protestë të ashpër në njoftimin e fundit për markën e saj të veshjeve izraelite.

Në videon e realizuar për këtë markë shihet modelja e cila tërheq mbulesën e njohur is ‘Hiqab’ dhe duke thënë se liria është themelore.

Video u ngarkua të hënën dhe u shpërnda në Instagram të ‘Bar Refael’.

Video më pas u fshi nga rrjeti social por ishte i shikuar nga më shumë se 2.7 milionë njerëz, e cila vazhdon të mbetet e ngarkuar në kanalin ‘Youtube’, transmeton Indeksonline.

Refaeli shihet  të lëshojë flokët dhe vallëzon me muzikën e cila në tekst thotë: Ka të bëjë me lirinë, më në fund po thyej zinxhirët, për lirinë time.

Videoja mori reagime të përziera në Twitter. Madje një nga komentet ishte se kjo reklamë është një nga më racistet që është krijuar ndonjëherë duke pyetur se si ka mundësi që kompania ka lejuar një kampanjë të tillë./Indeksonline/