75 Mall Live Search
22:21 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Modelja italian pozon nudo edhe pa flokë, duke u dhënë kurajo të gjitha grave

Një modele italiane e cila vuan nga humbja e flokëve ka postuar një fotografi nudo për të inspiruar të gjitha ato gra që kanë humbur flokët e tyre.

Sara Meucci, 28 vjeçe, nga Florenca, ka humbur flokët pasi filloi të vuaj nga sëmundja “Trichotillomania” që kur ishte 12 vjeçe.

Trichotillomania është një sëmundje nga e cila njerëzit humbin flokët e tyre.

Por kjo nuk e ndaloi atë që të vazhdojë ëndrrën e saj prej modelje.

Sara e njohur në Instagram si Miss Sëirl, përdor shpesh paruke dhe i vizaton vetullat për të kryer punën e saj siç duhet.

Por së fundmi ajo ka bërë diçka më ndryshe.

Ajo ka pozuar në mënyrën e saj të vërtetë që është.

Pa flokë dhe pa vetulla ajo ka treguar se gratë kanë bukurinë e saj në mënyrën e tyre dhe nuk duhet të turpërohen për diçka që Zoti i sjellë./Indeksonline/