75 Mall Live Search
19:35 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Modelja italiane pozitive me Covid-19 edhe pas 56 ditësh: Po jetoj në makth, kur do të mbarojë e gjithë kjo!

 Një modele italiane ka rezultuar pozitive me Covid-19 edhe pas 56 ditëve pasi ajo u diagnostikua për herë të parë.

Bianca Dobroiu, 23 vjeçare, ishte një nga të parat në rajonin e saj që u diagnostikua dhe u shtrua në spital në Sant’Orsola në qytetin e Bolonjës në rajonin verior italian të Emilia-Romagna më 28 shkurt me ethe 40.7C dhe u diagnostikua me Covid-19 në të njëjtën ditë.

Ajo u lirua nga spitali më 6 mars dhe iu tha të qëndrojë e izoluar në shtëpi pasi rastet jo serioze të koronavirusit nuk po trajtoheshin në spitale në atë kohë.

Dobroiu, e cila është student dhe model, mbeti në izolim dhe vazhdoi të kalonte testime të rregullta, duke dhënë katër rezultate pozitive dhe një rezultat të paqartë.

Testi i saj i gjashtë javën e kaluar ishte gjithashtu pozitiv dhe eksperti i infeksionit në spital Luciano Attard tha: “Pacienti ishte mirë, por testet vazhduan të rezultoin pozitive.

“Ne po studiojmë çështjen e saj me kujdes. Sa i përket neve, askush tjetër në Itali nuk ka testuar pozitiv për kaq shumë kohë. Në përgjithësi, rezultatet pozitive zgjasin jo më shumë se katër javë. “

Dobroiu shtoi se mezi pret të shkojë jashtë për të bërë një shëtitje dhe të marrë në ajër të pastër pasi mbetet në shtëpi me nënën e saj që ka rezultuar tri herë negative në testet e Covid-19.

“Me nënën time alternohemi për çdo gjë, dhe të ngrënën e bëjmë me turne. Është një makth. Nuk mundem më. Mezi pres që të dal jashtë qoftë dhe për një orë. Vetëm shikoj televizor dhe lexoj./Indeksonline/