75 Mall Live Search
13:10 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / AR

Modelja mahnit në ndarjen e çmimeve të “WSJ Innovator Awards”

Modelja e njohur Lila Moss, vajza e ikonës së modës Kate Moss, tërhoqi gjithë vëmendjen në ndarjen e çmimeve prestigjioze “WSJ Innovator Awards” në New York.

Bukuroshja 22-vjeçare shfaqi një pamje të gjatë e elegante, duke veshur një fustan të shkurtër të zi, që theksonte linjat e saj të holla dhe stilin e sofistikuar.

E kombinuar me taka të larta dhe grim minimalist, Lila dha një shembull perfekt të thjeshtësisë luksoze, duke treguar se eleganca nuk ka nevojë për teprime.Image

Prania e saj në eventin e mbushur me yje të modës, artit dhe biznesit u vlerësua gjerësisht nga kritikët dhe ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Me çdo paraqitje publike, Lila Moss po dëshmon se po ndjek me sukses hapat e nënës së saj legjendare, duke u bërë një prej figurave më të kërkuara të gjeneratës së re në botën e modës.

Image