75 Mall Live Search
23:02 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Modelja më e bukur në botë, vjen e “nxehtë” në koleksionin veror!

Bella Hadid dukej e mahnitshme në fushatën e re të rroba banjo të Calvin Klein.

Modelja 23-vjeçare – e cila është një ambasadore e markës për kompaninë u paraqit me koleksionin e markës amerikane CK Spring 2020 Sëim në një fushatë elegant të xhiruar nga fotografi britanik i modës Charlotte Wales.

Bella – motra më e vogël e modeles 25-vjeçare Gigi Hadid – dukej tejet seksi në setin e fundit të fotografive bardh e zi, që ajo ua ndau të enjten për mbi 31,6 milionë ndjekësit e saj në Instagram, transmeton Indeksonline.

Vajza Yolanda Foster tregoi fizikun e saj t në portrete, duke goditur një seri pozash ndërsa kishte veshje që zbulonin shumë nga linjat e saj. 

Koleksioni është frymëzuar nga moda e viteve 90 dhe është zbukuruar me logon klasike të Calvin Klein në të gjitha rrobat e banjove, ndërsa bikinit kanë logon retro të kompanisë.

Fushata e re nuk është hera e parë që Bella paraqitet për rroba banje të Calvin Klein.

Vitin e kaluar, Bella u zgjodh si një nga fytyrat e koleksionit të kompanisë Summer 2019 së bashku me modelet Abby Champion dhe Matthew Noszka./Indeksonline/