22:11 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Modelja më e veçantë në LA, ja e veçanta e saj (Foto)

Dru Presta, 21 vjeçe nga Nevada sapo është shpërngulur në LA për të ndjekur ëndrrën e saj për të trokitur në industrinë e modës dhe për t’i treguar botës së seksualiteti nuk ka kufizime në gjatësi.

Dru ka lindur me ‘achondroplasia’ një formë e xhuxhizmit dhe është ngacmuar me vite për shkak të gjatësisë së saj, transmeton Indeksonline.

“Mënyra se si reaguan njerëzit nuk ishte mënyra më re mirë për t’u ekspozuar ndaj një fëmijë”, ka thënë ajo.

“Kur isha më e vogël kritikat më ngacmonin më shumë, doja të tërhiqesha plotësisht”, ka vazhduar ajo.

Dru është e vetmja në familje që ka lindur e tillë, kështu që të gjithë duhet të mësojnë se si të reagojnë ndaj negativitetit.

Pas përfundimit të shkollë së mesme, Dru vendosi që të shkojë në LA për një jetë më të mirë dhe më të lirë. Ajo po modelon për të ndaluar njerëzit që të ndiejnë mëshirë për të.

“Nuk dua të ndihem e izoluar. Dua të ndjejë se si është të vishesh sit ë gjithë të tjerët. Dua që njerëzit të ndihen të lirë si unë”, ka thënë Dru.

Ajo gjithashtu ka theksuar që do që fotografitë e saj të modelimit në jenë seksi./Indeksonline/