Modelja me linja të plota, ‘mbulon’ ballinën e revistës së njohur!
Ajo është bërë frymëzim për femrat në mbarë botën për shkak linjave të saj të plota e të cilat ajo i ekspozon me krenari.
Ashley Graham sot është një nga femrat më të njohur dhe më të komentuara, së fundi 31 vjeçarja ka mbuluar ballinën e revistës së njohur ‘Allure’, shkruan Indeksonline.

“Kjo revistë ka qenë gjithmonë një lider në bukuri dhe kjo ballonë, e para për mua në ‘Allure’ do të thotë kaq shumë për mua! Faleminderit për ekipin e pabesueshëm në këtë fotosesion”, ka shkruar Ashley.

Kujtojmë që Ashley kohë më parë ka krijuar edhe një linjë të bikineve për femrat e plota me të cilë ka patur mjaft sukses./Indeksonline/
