23:04 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Modelja me linja të plota ndryshon dukjen, shkëlqen në imazhet e reja!

Ashley Graham njihet si një femër që ka thyer tabut e një model me linja perfekte.

Ajo posedon disa kilogram më shumë se modelet e zakonshme dhe vazhdimisht tregon me krenari format e saj duke përçuar mesazh se duhet ta duam vetën për atë që jemi, shkruan Indeksonline.

Por, së fundi ajo ka ardhur me një ndryshim në fizikun e saj, Ashley ka bërë një stil të ri të flokëve duke i shkurtuar ato.

Ky ndryshim erdhi në eventin e ‘Pretty Little Thing’ që u mbajt në Los Angjelos.

Ashley shkëlqeu edhe një herë me dukjen e saj atraktive dhe me shumë stil.

Ndryshe, ajo prej kohësh ka lansuar edhe linjën e saj të veshjeve të brendshme për  femra./Indeksonline/