Modelja më ndryshe, njerëzit thonë se do të pagunin shumë po t’i reklamonte ajo të brendshmet (Foto)
Pothuajse gjatë gjithë viteve modelet nga ‘Victoria’s Secret’ janë kritikuar për peshën e tyre, sidomos gjatë viteve të fundit.
Në të gjitha sfilatat, reklamat apo kampanjat e tyre modelet kanë qenë të dobëta, por shumë seksi.
Ndërsa është pikërisht modelja, Ashely Graham e cila ka kërkuar në mënyrë të përsëritur të Victoria’s Secret të punësojë një modele me peshë më të madhe.
Ajo ka provuar në shumë raste madje të pozojë si e tillë, dhe ka pasur suksese të mëdha por asnjëherë në afërsi të ‘Victoria’s Secret’.
Konsumatorët më pas kanë vënë në pikëpyetje se pse ‘Victoria’s Secret’ nuk ka punësuar modele që përfaqësojë lloje të ndryshme të trupit.
Edhe modelja Tabria Majors e ka vënë në pikëpyetje se pse nuk po ndodhë kjo gjë!
Kështu që ajo vendosi të krijojë një reklamë klasikë të fushatës së ‘Victoria’s Secret’ për të treguar se vajzat e trupave të ndryshëm mund të shesin dhe të shkëmbejnë të brendshme femrash.
Ajo duke nisur këtë hap, ka marrë më shumë se 29 mijë pëlqime dhe është “përmbytur” nga komentet duke thënë se do të kishte shumë njerëz që do të shpenzonin paratë e tyre në të brendshme nëse ‘Tabria’ do të ishte duke i modeluar ato./Indeksonline/