Modelja më seksi në botë paraqitet pa grim në ballinën e revistës “Vogue Italia”

Emily Ratajkowski konsiderohet si një prej femrave më seksi në planet.
Ajo mori famë kur u paraqit në videoklipin e Robin Thicke dhe Pharrell “Blurred Lines” dhe sot është kthyer në imazhin më të kërkuara nga revistat dhe markat më të njohura botërore, shkruan Indeksonline.

Së fundi modelja 29 vjeçare ka mbuluar ballinën e revistës “Vogue Italia” ndërsa ajo që befaso të gjithë ishte thjeshtësia e saj.

Pavarësisht kësaj, Emily dukej bukur dhe e veçantë, ndërsa revista do të publikohet për muajin shtator.
Ndryshe, Emily së fundi po shijon pushimet me bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard./Indeksonline/
