16:42 / E Diele, 07 Prill 2024 / AR

Modelja mohon se ka qenë punëtore e seksit të Diddy-t

Modelja e famshme, Jade Ramey, ka thënë qartë se akuzuesi i Diddy, Rodney Jones po gënjen se ajo ishte një punëtore e seksit.

Ramey pranoi për ET se kishte një marrëdhënie me Diddy, por … “Takimi me dikë nuk lidhet drejtpërdrejt me asnjë nga pretendimet e rreme të bëra”, tha ajo, transmeton Indeksonline.

Jade Ramey_Insta

Ajo nuk mbaroi…

“Sa fatkeq kemi hyrë në një kohë ku të kujdesesh për dikë ose të biesh në dashuri duhet gjykimi edhe nga opinioni publik. Ajo që mund të jetë zbavitëse për ju është jeta reale për të tjerët”.

Siç e dini, Diddy është tani objektivi i një hetimi federal të trafikimit seksual, i cili u bë publik në mënyrë dramatike kur shtëpitë e tij në LA dhe Miami u bastisën .

Diddy i ka mohuar të gjitha akuzat./Indeksonline/

Rodney Jones
Diddy Përgjatë viteve