Modelja pozon pa rroba, e fsheh “zogun” me dorë

Modelja Irina Shayk erdhi në karnavalin e këtij viti në Rio de Zhaneiro. Në ditën e dytë të paradës, ajo eci me një kostum blu.
Pamja e saj tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve të karnavalit, kalimtarëve dhe fotografëve, transmeton Indeksonline.

Në prag të karnavalit, Irina ka paralajmëruar paraqitjen e saj me një postim në Instagram. Ajo ka pozuar tërësisht e zhveshur në shtrat.
Ajo mbante vetëm bizhuteri në qafë dhe në duar, të cilat ishin gjithashtu pjesë e veshjes së saj të karnavalit.
“Jam e lumtur që jam pjesë e paradës së sotme. Jam nervoze dhe e emocionuar. Brazil, të dua. Faleminderit për pritjen më të ngrohtë. Është një mundësi e shkëlqyer të jesh këtu, duke festuar jetën dhe dashurinë”, ka shkruar Irina./Indeksonline/
