Modelja që kryesonte në kopertinat e Vogue, tani e pastrehë!
Modelja Nastasia Urbano e cila më parë fitonte 1 milionë dollarë për vetëm 20 deri në 30 ditë punë në vit tani ka mbetur e pastrehë në rrugët e Barcelonës.
Ajo kishte famë,para,njerëz që i rrinin afër, mirëpo pasi që njohu partnerin dhe babain e fëmijëve të saj çdo gjë ndryshoi .Ai nisi të shpenzojë të gjithë paratë e saj duke e lënë modelen pa shtëpi, pa asgjë -transmeton Indeksonline.
“Unë dua të jetoj, jo të mbijetoj. Jam lodhur duke mbijetuar dhe duke kërkuar para. Njerëzit rreth meje janë larguar, të gjithë janë larguar dhe madje nuk jam e suprizuar. Dua që fëmijët e mi të më shohin mirë, dua të ndryshoj dhe të jem mirë që ata të jenë krenarë për mua.”-ka thënë modelja.

Nastasia ka nisur karrierën e saj në Barcelonë dhe arriti të modelojë për brende të ndryshme si: Revlon, Opium dhe Yves Saint Lauren. Më pastaj në vitin 1981 ajo u bë pjesë e kopertinës e revistës më të famshme “Vogue”./Indeksonline/
