Modelja reagon publikisht pas ndarjes nga Romeo Beckham

Modelja Kim Turnbull ka thyer heshtjen për herë të parë pas ndarjes me Romeo Beckham, duke zgjedhur të flasë hapur për atë që po kalon. Në një postim në Instagram, ajo ndau me ndjekësit ndjenjat e saj lidhur me thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi dhe presionin publik që ndjen.
“Shmanga të flisja për këtë temë për të shmangur hedhjen e benzinës në zjarr, megjithatë, ka arritur në një pikë ku ndiej nevojën ta trajtoj atë në mënyrë që të ec përpara”, shkruan ajo në një story.
Turnbull shprehet se është lodhur nga sulmet në rrjete sociale dhe se nuk do të qëndrojë më në heshtje. “Nuk do të vazhdoj të ngacmohem ose të ndihem e turpëruar mbi bazën e gënjeshtrave, për t’iu përshtatur një narrative të caktuar”, thotë ajo, duke lënë të kuptohet se është vendosur të mos lejojë më përbaltjen ndaj saj.
Një nga zërat më të përfolur ka qenë ai për një marrëdhënie të mundshme me Brooklyn Beckham, vëllain e madh të Romeos, për të cilin ajo ka qenë e prerë: “Nuk kam pasur kurrë një lidhje romantike me personin në fjalë. Asgjë mes nesh nuk ka shkuar përtej një miqësie shkollore në moshën 16 vjeç. Do të doja të tërhiqesha nga biseda që po zhvillohej dhe të sqaroja gjërat për hir të të gjithëve të përfshirë“.
Deklarata e saj nuk ka kaluar pa u vënë re nga Romeo, i cili reagoi me një mesazh të shkurtër, por kuptimplotë në rrjetet sociale: “Silluni mirë me njerëzit dhe mos thoni gënjeshtra të panevojshme”.
Drama në çift duket se nuk ka përfunduar ende, por një gjë është e qartë: Kim Turnbull nuk ka ndërmend të qëndrojë më në hije.