75 Mall Live Search
20:00 / E Enjte, 03 Mars 2022 / MSH

Modelja ruse del në mbështetje të Ukrainës

Modelja e famshme Irina Shayk, e cila është me origjinë ruse, së fundi mbështeti Ukrainën.

Përmes një postimi në Instagram, doli kundër vendit të saj duke i thënë jo luftës.

“Jo luftës. Unë do të dhuroj për Unicef dhe Red Cross Ukraine, jepni atë që mundeni. Duke u lutur për paqe botërore”, u shpreh modelja.

Rusia nisi një sulm në Ukrainë më 24 shkurt, me Vladimir Putinin që e cilësoi atë një “operacion special ushtarak”.