12:13 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Modelja ruse nuk ja lëshon rrugën, vazhdon konkurencën e fortë me Kim Kardashian

Anastasya Kvitko  është një ndërmarrëse dhe modele e njohur me origjinë ruse e cila ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fillimisht në Miami, ku ka filluar karrierën e modeles për të lëvizur pastaj në Los Anxhelos, shkruan Indeksonline.

Ajo falë formave të saj trupore ka arritur të marr vëmendje të madhe nga publiku, e tani në llogarinë e saj në Instagram numëron më shumë se 10 milion ndjekës.

Kvitko lirisht mund të cilësohet si një nga konkurentet më të ‘rrezikshme’ të Kim Kardashian sa i përket formave trupore.

Ajo edhe pse mjaft e re në moshë (24) ka arritur që të marrë vëmendje të madhe nga publiku nga e gjithë bota.

Kujtojmë që karriera e saj si modele po vazhdon me hapa të mëdhenjë dhe ëndrra e saj për një karrierë të bujshme në këtë fushë po bëhet realitet. /Indeksonline/