75 Mall Live Search
16:44 / E Martë, 30 Mars 2021 / C E

Modelja serbe tregon se si u pagua ta shantazhoj Djokovicin përmes pamjeve intime

Modelja serbe, Natalija Scekic ka zbuluar se u mundua ta joshë Novak Djokovicin dhe më pas ta shantazhoj atë.

Numri një në Botë i tenisit i shpëtoi përpak kurthit seksual nga modelja e cila më pas do të fitonte rreth 60.000 euro, shkruan Indeksonline.

Natalija Scekic tha në një intervistë për gazetën sportive spanjolle “Marca” se ishte munduar ta joshë tenistin me fotografi provokuese.

Një djalë më kontaktoi. Unë e njihja atë nga Londra dhe mendoja se ai ishte një njeri serioz. Kur ai më pyeti për një takim, mendova se ishte biznes. Kur ai më tha ta josh Novakun dhe ta filmosh, mendova se ishte një aparat fotografik i fshehur në dhomë. Ata me të vërtetë kishin një plan ferr, unë duhet ta çoja Novakun diku ku është fshehtë dhe ta filmoja atë“, ka thënë modelja.

Megjithatë Natalija Scekic nuk u mashtrua dhe u largua nga takimi me mikun e tij.

Shpresoj që ata të mos kenë gjetur një vajzë që do ta bënte atë. Novak është ambasadori më i mirë i Serbisë, një njeri shembullor dhe një familje“, ka thënë ndër të tjerash modelja.

Numri një i tenisit është i martuar me Jelena që nga viti 2014 dhe ka dy fëmijë. /IndeksOnline/