75 Mall Live Search
14:30 / E Martë, 27 Maj 2025 / AR

Modelja shkëlqen krah djalit të saj në “American Music Awards 2025”

Të hënën më 26 maj, u zhvillua eventi i rëndësishëm “American Music Awards 2025” dhe ndër të tjera modelja e njohur Heidi Klum dhe djali i saj 19-vjeçar Henry Samuel u shfaqën në tapetin e kuq kombinuar tërësisht me të zeza me njeri-tjetrin.

Supermodelja 51-vjeçare mahniti me një fustan të zi me dekolte, me bisht të gjatë dhe voluminoz, kombinuar me një palë çizme lëkure. Ndërsa djali i saj Samuel zgjodhi një kostum klasik me një këmishë dhe këpucë të zeza elegante. Dyshja nënë e bir qëndruan afër dhe ëmbëlsisht pranë njeri- tjetrit dërsa pozuan për fotografët në tapetin e kuq.