Modelja shqiptare dikur kishte ‘bërë’ buzët, tani ajo i bjen pishman dëshiron ti heq
Modelja
e njohur shqiptare e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht
në New York ka arritur sukses në fushën e modelimit, shkruan Indeksonline.
Vildane Zeneli është përfolur shumë edhe për jetën e saj private e cila ka qenë
fokus e mediave rozë, krahas profesionit dhe sukseseve që ajo ka arritur.
Paraqitjet e saj publike nëpër media dhe rrjete sociale vazhdimisht i ‘surprizojnë’
publikun dhe kjo ka bërë që Vildanja të ndiqet nga mijëra ndjekës në Instagram.
Së fundmi modelja ishte e ftuar në emisionin ‘NIN’ ku ajo është pyetur rreth
operacioneve plastike.
Në pyetjen ‘Pse i ke bërë buzët’? Vildanja është përgjigjur: “Pej qefit, shumë
palidhje i kom ra pishman tash po mundona mi zvoglu pasi ekziston mundsia”
Ajo gjithashtu ka apeluar tek vajzat e reja që nëse dëshirojnë të bëjnë ndonjë
ndërhyrje kirurgjike estetike të mendojnë mirë. /Indeksonline/