Modelja shqiptare, fytyra e re e “MAC”

Modelja shqiptare, Adrola Dushi ka arritur një sukses të madh në karrierën e saj.
Ajo është nga fytyrat më të bukura të vajzave shqiptare dhe kjo bukuri po e shpërblen atë.
Së fundi, Adrola është zgjedhur një nga imazhet e produkteve kozmetike ‘Mac’.
‘Mac’ është një nga kompanitë udhëheqëse në prezantimin e grimit në botë ku zgjedh fytyrat më të bukura në prezantim të produkteve e kësaj radhe ka zgjedhur Adrola Dushin.
Ajo mori komente të shumta pozitive nga miqtë për këtë sukses të arritur.