75 Mall Live Search
08:42 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Modelja shqiptare kujton tërmetin: Më ka tronditur në shpirt

Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi e cila prej kohësh po ndërton karrierë në ShBA, së fundi ka ardhur ne Shqipëri.

Qëllimi i vizitës së saj është të iu dal në ndihmë të prekurve nga tërmeti, shkruan Indkeosnline.

Ajo së bashku me mikeshën e saj më të afërt, Adrola Dushi kanë marr inisciativen që të grumbullojnë të ardhura për të dëmtuarit.

Së fundi ajo ishte e ftuar në ‘Ftesë në pesë” ka folur se si e ka përjetuar gjithë këtë ngjarje tragjike.

“Gjithë kohën në shtëpinë time, është ndjekur vetëm televizion shqiptar, vetëm lajme. Gjithë kohës kam ndjekur portalet dhe ishte shumë e dhimbshme dhe e tmerrshme të shikoje vendin tënd dhe njerëzit e tu në këtë dhimbje të tejskajshme”.

“Nga familja ime gjithë janë shumë mirë, falenderoj Zotin. Disa nga kushërinjtë e mi kanë pësuar dëme por fatmirësisht janë vetëm materiale. Por është një dhimbje shumë e madhe të shikosh këta njerëz se sa janë duke vuajtur, është një plagë e hapur, prandaj neve duhet të mblidhemi të gjithë bashkë, pasi të gjithë bashkë mund të bëjmë një ndryshim dhe mund t’iu japim pak shpresë këtyre njerëzve”, ka thënë modelja./Indeksonline/