75 Mall Live Search
20:23 / E Martë, 29 Mars 2022 / AR

Modelja shqiptare në Amerikë mahnit me bukurinë e saj

Modelja shqiptare, Sabrina Perlleshi, po shkëlqen çdo herë e më shumë në paraqitjet e saj në pasarelat e modës botërore.

Ajo ka nisur karrierën në Kosovë, ku falë punës së suksesshme ka arritur të bëj ëndrrën realitet duke sfiluar në evenimentet më të mëdha të New Yorkut, shkruan Indeksonline.

Modelja përveç formave ideale trupore është një femër që gëzon edhe një bukuri unike.

Këtë e dëshmon edhe me imazhet që i publikon në rrjetet sociale, ku zbulon shumë nga hiret trupore.

Falë bukurisë së saj, Sabrina, ka oferta nga dizajnerët e modës të cilët janë të interesuar ta kenë si imazh të prezantimit të kreacioneve të tyre.

Më poshtë disa nga imazhet artistike të saj./Indeksonline/