Modelja shqiptare në Amerikë, ua rikujton miqësisht masat parandalues kundër koronavirusit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka shpallur “gjendjen e jashtëzakonshme” sonte në SHBA për shkak të koronavirusit.
Modelja e njohur Lorena Haliti e cila ka një karrierë të sukesshme në Amerikë nga paniku që është krijuar në botë për shkak të koronavirueit ka filluar të frikësohet të cilën e ka treguar edhe përmes postimeve në Instagram duke rikujtuar masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e virusit COVID-19.

“Duhet që ti lani duart por edhe njëherë po ia rikujtoj miqësisht se duhet ti lani duart rregullisht. E kuptoj se për disa kjo nuk është gjë e madhe, por askush nuk e ka fatin që të këtë një sistem të fortë unitar”, ka shkruar ajo teksa shihet me një maskë në fytyrë.

Në një tjetër postim ajo shkuan “Moti është i vrenjtur, dyqanet ushqimore janë bosh, rrugët janë të përmbytura…Unë kam ethe porsi një këlysh i vogël, por kjo me ndodh sa herë jam shumë lart”./Indeksonline/