75 Mall Live Search
17:54 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Moderatores së Top Channel i propozojnë martesë gjatë emisionit

Ditën e djeshme në “E diell” një ndër temat që u diskutua ishte për martesat.

Gjatë emisionit, moderatori Edi Manushi tregoi se në redaksi ka mbërritur një kërkesë martese për Alesia Bamin.

“Kam diçka tepër serioze dhe zyrtare. Na ka ardhur në redaksinë tonë një kërkesë zyrtare për martesë për Alesia Bamin. Zotëria ka dërguar emër, mbiemër dhe kërkon të dhëna për vajzën. Nuk jemi agjenci martesore, por presim një përgjigje nga Alesia”, – tha Manushi.

“Do ta marr për bazë shumë shpejt”, – u përgjigj Alesia me humor.