Moderatorja Albana Osmani shkëlqen përkrah nipit dhe mbesës
Albana Osmani njihet si një moderatore mjaft e bukur dhe e dashur për publikun, gjithashtu ajo është mjaft e vlerësuar për punën që bën, shkruan Indeksonline.
Në paraqitjet e saj publike Albana gjithnjë reflekton pozitivitet dhe njihet si një njeri shumë human, që ndihmon njerëzit në nevojë.
Kështu ajo është krijuese e fondacionit “Ti je një luledielli’ e cila është një organizatë jo-fitimprurëse që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për të ndihmuar fëmijët në nevojë të cilët përballen me ndonjë sëmundje, të kurohen e trajtohen por edhe fëmijët që kanë mungesa elementare.
Fondacionin e saj e kanë përkrahur dhe mbështetur shumë fytyra të njohura shqiptare si artistë, aktorë e politikan të ndryshëm.
Albana së fundmi nëpërmes disa fotografive u shfaq në pushime në krahët e mbesës dhe nipit të saj me të cilët duket se po kalon qaste të këndshme. /Indeksonline/