75 Mall Live Search
22:30 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / Blerim

Moderatorja e pyet boksierin amerikan: A ishte raciste se si e nokautove Robinsonin?

Jake Paul mbeti i habitur në një intervistë, ku u pyet se a ishte raciste mënyra se si ai e nokautoi kundërshtarin e tij, Nate Robinson.

Ylli i “Youtube”, e fitoi këtë meç me nokaut, pasi e hedhi në tokë me një grusht kundërshtarin e tij, shkruan IndeksOnline

Por, moderatorja, Hilli bëri një pyetje si me shaka – A ishte raciste se si e nokautove Robinsonin?

Hill fillon: “Kjo është pyetja jonë e javës. Ne pamë se çfarë ndodhi me Nate Robinson, kështu që unë do ta pyes Jake Paul-in këtu, përpara Amerikës. Jake, duke marrë parasysh se ku jemi tani në bisedën tonë racore në Amerikë , ishte raciste ajo që i bëre Nate Robinson? “

Jacke ia kthej menjëherë: “Ju lutëm mos bëni shaka me mua tani, boksi është një sport dhe ne stërvitemi për të fituar”, tha ai.