13:09 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Moderatorja ia ngatërron emrin Arban Abrashit me deputetin e VV-së, ky është reagimi i turmës

Ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashit, ia kanë ndërruar sot emrin me deputetin e LVV-së, Artan Abrashin.

Derisa ishin në komunën që udhëhiqet nga LVV-ja në Prizren, ministri i LDK-së është thirrur nga moderatorja për një fjalë rasti në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë-Landovicë.

Megjithatë, moderatorja ia ka ngatërruar emrin ministrit, duke iu referuar si Artan Abrashi, pra në emër të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas këtij gabimi turma ka reaguar, duke e përmirësuar moderatoren.