20:12 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / C E

Moderatorja merr vëmendjen me kombinimin e saj, një xhubletë historike me një fustan modern

Se tradita shqiptare dhe kultura moderne përshtaten në mënyrën më të mirë të mundshme e dëshmojnë edhe veshjet tradicionale.

Kombinimi i veshjeve tradicionale të krahinave të ndryshme me veshjet moderne është bërë trend, sidomos te figurat publike në datat e veçanta.

Sot, në ditën e flamurit, gazetarja Entela Sahiti ka bërë një kombinim shumë të bukur të një xhublete gjysmë shekullore të regjionit të Medvegjës me një fustan modern.

“Rrënjët s’duhet harruar, cikë e Medvegjës”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Koment për veshjen e kombinimin mori edhe nga historiani, Durim Abdullahu.

“Subkultura të ndryshme të kombinimit, kostumi që keni veshur me motive të Medvegjës dhe e keni përshtat me një fustan modern”, ka thënë Abdullahu.