Moderatorja Magjistari, jep disa këshilla për t’u mbrojtur nga coronavirusi

Moderatorja e njohur shqiptare Rudina Magjistari, është munduar të kontribuojë në vetëdijsimin e popullatës, pas përhapjes së coronavirusit në Shqipëri.
Ajo ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram, ku ndiqet nga afro 450 mijë ndjekës, për të dhënë disa këshilla rreth mbrojtjes nga ky virus i rrezikshëm, shkruan Indeksonline.

Rudina gjithashtu ka shkruar: “Duhet te kuptojme, qe duhet t’i pershtatemi nje stili te ri jetese, e vetmja rruge per parandalimin e perhapjes se virusit dhe e shmangies se nje pandemie fatale. Respektoni rregullat e higjenes dhe te distances fizike! Lani duart sa me shpesh! Mos jepni duart me njeri-tjetrin! Nese dalloni shenja dyshuese te virusit, mos shkoni vete ne Urgjence”.
Kujtojmë se Rudina Magjistari është një moderatore shumë e dashur për publikun dhe një nga personazhet më të njohura të ekranit shqiptar. /Indeksonline/