20:00 / E Martë, 24 Janar 2023 / AR

Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Andresa Ambrosio është bërë nënë për herë të parë. Andresa ka dhënë lajmin e bukur me një foto të publikuar në Instastory ku shihet dora e saj që mban dorën e vogëlushit.

Krah imazhit, ajo ka vendosur një këngë mjaft domethënëse, “Mi prendero cura di te”, duke i dhënë premtimin të voglit të saj se do të kujdeset gjithmonë për të. Pak kohë më parë Andresa rrëfeu rrugëtimin e saj të ëmbël në një intervistë për Revista Who.

“Ne kishim kohë që po përpiqeshim të bëheshim prindër. Shtëpia jonë ishte plot me teste shtatzënie. Sapo e kuptova se testi ishte pozitiv, ia thashë menjëherë Mirkos. Këto muaj kanë qenë magjikë. E uritur gjithë kohës. Nuk mund të shihja njerëz duke ngrënë sepse iu kërkoja ta ndanin me mua”, ka treguar ndër të tjera Andresa.