19:22 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Moderatorja shqiptare bën thirrje që të qëndroni në shtëpi tani, që më vonë ta shijoni verën

Izolimi në shtëpi për tu mbrojtur nga koronavirusi ka bërë që të hapim arkivin për të shikuar fotografi të vjetra e për të kujtuar momentet e lirisë.

Të famshmit kudo në botë kanë bërë thirrje përmes postimeve të shumta që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar sa më shpejt përhapjen e virusit, shkruan Indeksonline.

Edhe moderatorja shqiptare, Kiara Tito ka bërë të njëjtën gjë, por me një fotografi nga pushimet e verës.

Ajo ka thënë që të gjithë të qëndrojë tani në shtëpi, që sa më shpejt të mund të shijojmë sitën më të bukur të vitit, verën.

“Duke shikuar fotot e vjetra. Në momente të tilla kupton se nuk paska gjë më të rëndësishme se sa liria, prandaj qëndroni në shtëpi tani që kjo situatë të mbaroj sa më shpejt dhe të kemi mundësi të shijojmë stinën më të bukur të vitit, ka shkruar ajo./Indeksonline/