75 Mall Live Search
12:33 / E Martë, 08 Mars 2022 / AR

Moderatorja shqiptare Dojna Mema, shtatzënë për herë të parë!

Dojna Mema dhe Vlashent Sata do të bëhen së shpejti prindër! Lajmin e konfirmoi vetë moderatorja përmes një postimi në Instagram, ku shfaqej në natyrë me duart mbi barkun e rrumbullakosur.

“Fjalët s’më mungojnë kurrë, por që të përshkruar atë që ndjej tani do të më duhej t’i krijoja. Ndaj po të lë ty mam të flasësh, me rrahjet e zemrës tënde”, shkruan Dojna.

Mema,  e cila është në javën e 16-të shtatzënisë zgjodhi ta bëjë publik lajmin pikërisht në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Gjinia e bebit mbetet ende sekret.

Pak muaj më parë, Dojna Mema i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.