Moderatorja shqiptare e lumtur nën përqafimin e djalit të saj
				Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani është një personazh tejet i dashur për publikun shqiptarë.
 
 Kjo edhe për faktin se ajo ka drejtuar emisione tejet të ndjekura, shkruan Indeksonline.
 
 Arbana kohëve të fundit ka qenë shpesh pjesë e mediave rozë, për shkak të jetës së saj private.
 
 Pasi u nda nga burri, ajo tanimë është lidhur me rexhisorin shqiptar Eduart Grishaj, e këtë e kanë bërë të ditur mediat rozë që e kishin ‘kapur’ çiftin e ri, disa herë së bashku.
 
 Së fundmi Arbana në llogarinë e saj në Instagram, ka publikuar një fotografi nën përqafimin e djalit të saj.
 
 “Zot faleminderit, çdo ditë”, ka shkruar ajo përkrah fotografisë që ka publikuar. /Indeksonline/


